Hadërgjonaj: LDK i pranoi të gjitha kërkesat e PDK-së

Kufizimi i pagesave të veteranëve e kërkesa për investime në disa komuna të Partisë Demokratike të Kosovës kishin acaruar shumë raportet mes partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Gati deri në mesanatën e fundjavës që shkoi mosmarrëveshjet për buxhetin e vitit 2017, sipas deklaratatave të të dyja palëve, rrezikonin që vendi të shkonte në zgjedhje.

Megjithatë, nënkryetarja e komisionit parlamentar për buxhet, nga PDK, Safete Hadërgjonaj, në një intervistë për Gazetën Fjala, thotë se tani nuk ka kurrfarë lëkundje të koalicionit shkaku i buxhetit.

Sipas saj, asnjë rekomandim i PDK nuk është refuzuar, të gjitha janë votuar.

Ndërsa për veteranët ka mbetur i pa ndryshuar neni 24, i cili i jep të drejtë Qeverisë së Kosovës të kufizoj pagesat varësisht nga buxheti në dispozicion.

Për vitin 2017, Kuvendi ka miratuar buxhetin në vlerë prej 2 miliardë euro, për të cilin Hadërgjonaj duket se ende ka rezerva për shkak të huave nga jashtë.

“Duhet të kemi kujdes me ritmin e rritjes së borxhit duke pas parasyshë rritjen e borxhit këto dy vitet e fundit. Rritja e shpejtuar i borxhit nuk është e shëndetshme për ekonominë tonë, nuk është mirë që gjeneratat e ardhshme të paguajnë kosoton e punës tonë”. /Gazeta Fjala/

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit