28.8 C
Prizren
E martë, 18 Qershor, 2024

Mirë se vjen Trainspotting 2

Premiera e The Trainspotting 2 tashmë është bërë e ditur në detaje, ndërkohë që filmi i parë – ai origjinali – do t’u rikthehet kinemave për një natë të vetme.

Trainspotting 2 – zyrtarisht i njohur si T2 Trainspotting – paraqiten aktorët që luajtën në filmin e parë të vitit 1996, përfshirë yjet si Ewan McGregor dhe Robert Carlyle, të cilët sërish vijnë në bashkëpunim me regjisorin Danny Boyle.

Filmi do të dalë më 27 janar në Mbretërinë e Bashkuar dhe më 3 shkurt në SHBA.

Premiera botërore e T2 Trainspotting do të mbahet në Edinburg, më 22 janar, në Cineworld në Fontain Park. E gjithë kasta e aktorëve dhe ekipi i filmit pritet të marrin pjesë.

Autori i Trainspotting, Irvine Welsh, duke folur për NME, ka thënë se filmi do të jetë shumë emocionues. “Filmi i ri ka arritur të marrë elementet më dinamike të librit (Trainspotting) dhe Porno (vazhdimit të librit Trainspotting, në të cilin T2 është bazuar pjesërisht), por edhe të shohë se si filmi mund të jetë bashkëkohor dhe i kohës së tashme… Në një farë mënyre, mendoj se është film më i mirë se Trainspotting. Ata janë bërë personazhe aq ikonike dhe tash vetëm sa do të çimentohet ky status edhe më shumë”.

Welsh, po ashtu, ka pohuar se në T2 do të jenë personazhet shumë të dashura – Renton, Begbie, Sick Boy dhe Spud, duke gjetur një mënyrë “shumë inovative” për t’u inkuadruar në boten e pornografisë.

“Ju them se ky film do të jetë tejet emocionues për njerëzit. Filmi do t’ju shtyjë të mendoni për veten. Do të thoni: Dreqin, çfarë kam bërë me jetën time?”. / Politiko.net

Më Shumë

“Mazrreku” kampion i turneut “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Në një ndeshje finale të mbajtur me entuziazëm të madh, ekipi "Mazrreku" ka triumfuar në Turneun Tradicional "Java e Dëshmorëve të Hasit", duke mposhtur...

Mamusha do të bëhet me Qendër Kulturore Rinore me vlerë 1.7 milion euro

Ministria e Kulturës, Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna e Mamushës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Ndërtimi i Qendrës Kulturore Rinore në Mamushë”. Projekti...

Sot nis Euro 2024

Lajmet e Fundit