Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.

 

Në tubimin në qendër të qytetit, Kurti tha se Prizreni i ka dhënë Kosovës shumë në të gjitha fushat.

“Projektet për Prizrenin, parku i biznesit, zona ekonomike në Lubizhdë do të funksionalizohet, dislokimi i rezervuarit të ujit në Kala do ta bëjmë mandatin e ardhshëm me 450 mijë euro bashkë me ujësjellësin, do ta rehabilitojmë rrugën për Has, do ta zgjerojmë rrugën Prizren-Suharekë, festivalet dhe organizatat kulturore kanë bërë shumë dhe i kanë tejkaluar kufijtë e ne do ta bëjmë një sallë multifunksionale për aktivitete kulturore e panaire”, tha Albin Kurti, kandidat për kryeministër, VV.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Para prizrenasve, Kurti foli edhe për projektet e parapara në mandatin e ardhshëm në nivel vendi.

“Në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë me punë të mbara e të mira, po kemi edhe shumë plane të reja, kryesorja 1 miliard euro për prodhimtari, krejt kush prodhon bujqësi, zejtari, industri do t’i mbështesë shteti për kreditë investive që do t’i marrin në banka pa pasur nevojë me lënë hipotekë tokën, shtëpinë apo veturën. Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investim në armatim e do të prodhojmë edhe dronat e fishekët tanë”, tha Kurti.

Kurti po ashtu premtoi pagën e 14-të për sektorin publik, investime në arsim, shëndetësi, ndërtimin e 5 digave, 4 hekurudhave, 20 stadiumeve etj.

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit dhe teksti që thotë "BRENTONI HOME BRUNG Freski me stil Komoditet përditshëm për ditët e nxehta. aaHomR +38348328260 +383 48 328 260 +383 48 433 +38348433200 433200 200 +383 43 661 551 5 ga garancion vite VISA TEB ??? 2 Paguaj PaguajmeStarCard me Star Card der ne 1 këste"

Më Shumë

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit