Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin e renovimit të stadiumit të qytetit në Prizren.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Ai ka hedhur poshtë pretendimet se Komuna e Prizrenit po pengon realizimin e investimit prej 13 milionë eurosh në stadium, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe manipuluese.

Sipas tij, Drejtoria e Sportit në ministrinë përkatëse e ka informuar Komunën për planet e renovimit, ndërsa gjatë shqyrtimit të kërkesës për leje është konstatuar nevoja për bashkimin e disa parcelave në mënyrë që stadiumi të përmbushë standardet e UEFA-s.

“Kam nënshkruar dokumentet e nevojshme që parcelat të bashkohen dhe kjo ka ndodhur. Megjithatë, procedurat burokratike kanë marrë kohë”, ka deklaruar Totaj.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Ai ka bërë të ditur se procesi ndodhet në fazën finale dhe se së shpejti pritet të përfundojnë të gjitha procedurat për t’i hapur rrugë ministrisë që të nisë punimet.

Totaj ka ftuar çdo person që ka dyshime për këtë çështje të shqyrtojë dokumentacionin përkatës në Komunë, duke theksuar se si ish-sportist dhe punëtor sportiv nuk do të ishte kurrë pengesë për zhvillimin e sportit.

Ai ka kritikuar ashpër Kurtin dhe Haskukën, duke i akuzuar për mungesë morali dhe përhapje të informacioneve të pasakta lidhur me projektin e stadiumit të qytetit.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit