13 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Misteri i guvës së Lepenicës

Misteri është tema e janarit për 160 qytete të botës, që organizojnë CreativeMornings. Kjo temë është zgjedhur nga CM Houston dhe në Tiranë, për këtë do të flasë lektori dhe artisti i njohur Shpend Bengu, sot, në Laboratorin e Grafikës Artistike dhe Multimedias te Universiteti Europian i Tiranës.

“Vetë ekzistenca jonë është një mister. Kalimi dhe transformimi ynë nga një substancë në tjetrën, në ekzistencën tonë të përkohshme, në realitete të ndryshme, për t’u kthyer sërish në pluhur kozmik është një mister më vete. I gjithë ky mister nis me një akt ngjizjeje. Gjatë 9 muajve në një univers likuid ne përjetojmë në memorien tonë të gjitha transformimet dhe eksperiencat e species sonë gjatë miliona viteve. Pas kalimit të përgjakshëm nga realiteti likuid në atë tokësor ekzistenca dhe memoria jonë në këtë realitet është shumë e shkurtër në krahasim me kohën që na është dashur për të ardhur deri këtu…”.

Në këtë sinops fillestar, Bengu shpjegon më tej se gjatë ekzistencës në realitetin tokësor, kemi kërkuar gjithnjë që të lëmë një shenjë në memorien tonë, si mesazh të kësaj ekzistence për pasardhësit tanë.

Të tilla janë dhe mesazhet e piktogrameve dhe petroglifeve të paraardhësve tanë prehistorikë në Shqipëri, të cilat ashtu si dhe në shumë vende të tjera të botës mbeten ende një mister.

“Zbulimi dhe shkodimi i këtyre mesazheve, do të hapte një faqe të re në historinë e memories dhe ekzistencës së njerëzimit në planetin Tokë”.

Artisti në këtë shpjegim i referohet guvës së Lepenicës, “e shkruar” me piktograme, që përbën një prej kryeveprave jo vetëm të Historisë dhe të Artit Shqiptar, por edhe atij Botëror.

Këto piktograme misterioze, sipas Bengut edhe pse të ndërthurura në Trashëgiminë Jomateriale shqiptare, mbeten ende të panjohura në Historinë dhe Artin e Popullit Shqiptar.

“Prej shumë vitesh kam punuar për marrjen në konsideratë të rëndësisë së tyre, si dhe në promovimin e kësaj trashëgimie misterioze, e cila na lidh me popujt e tjerë të botës. Një nga piktogramet e kësaj guve e kam përdorur si logo përfaqësuese të punës sime”.

“Shpella e Shkruar e Lepenicës”, ndodhet në rrjedhën e mesme të Lumit të Vlorës, 800 m mbi nivelin e detit, në faqen lindore të malit të Lepenicës.

Në pasuritë e Vlorës përfshihen edhe disa shpella, siç është dhe shpella e shkruar e Lepenicës, është Grama me mbishkrimet historike, një ndër mrekullitë e fshehura të Vlorës.

Edhe pse ky objekt u bë i njohur për studiuesit dhe vizitorët vetëm pas viteve 1970, ai paraqet 19 figura antropomorfe njerëzish të stilizuara, 8 figura gjeometrike të çrregullta, ku në qendër të tij është edhe figura e një njeriu, që tregon një kult, një nderim ndaj njeriut, nga ku mendohet se kjo pikturë i përket fundit të mijëvjeçarit III p.e.s.

Vizatimet e realizuara me bojë minerali ngjyrë kafe dhe që datojnë në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit, flasin dhe tregojnë gjithashtu edhe për një nivel të lartë të artit neolitik në vendin tonë.

“Shpella e Shkruar e Lepenicës”, në vitin 1930 është vizituar nga Shtjefën Gjeçovi i shoqëruar nga patrioti vlonjat Tol Arapi.

Për Shpellën e Lepenicës, kanë shkruar dhe realizuar disa studime mjaft personalitete të shkencës, si prof. Myzafer Korkuti, prof. Dhimitër Shuteriqi, dr. Shpend Bengu etj.

Sakaq, Shpella e Lepenicës, Shpella e Banuar e Velcës, Kodërvarret e Brusnjes, Qytetet Antike të Amantias dhe Olimpias, Kalaja Ilire e Cerjes dhe ajo Mesjetare e Vranishtit, flasin për vazhdimësinë e jetës në këto treva qysh në periudhat prehistorike. /Mapo/

Ftesa-EMAIL_MYSTERY-INSTAgram

Më Shumë

‘Ribashkohen’ Babastars me një mungesë!

Për shumë vite ishin lider në industrinë e hip-hopit shqiptar. ‘Babastars’ krijoi shumë hite të cilat rezultuan nga ato që i rezistojnë kohës. Por, sikurse në...

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell, priten riga shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do...

Lajmet e Fundit