Drejt përfundimit faza e parë e ujësjellësit për katër fshatra të Prizrenit

Po vazhdojnë me intensitet punimet në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Krushë e Madhe, Piranë, Zojzë dhe Medvec”, që po realizohet si bashkëfinancim mes Ministrisë së Ekonomisë, KRU “Gjakova” dhe Komunës së Prizrenit.

Ky projekt, që synon të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për banorët e katër fshatrave, është në fazën përfundimtare të fazës së parë të punimeve, përcjell Telegrafi.

Sipas marrëveshjes, Ministria e Ekonomisë ka participuar me 700 mijë euro, ndërsa KRU “Gjakova” dhe Komuna e Prizrenit kanë kontribuar secila me nga 300 mijë euro.

Ky investim i përbashkët vlerësohet si një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për zonat rurale të Prizrenit, që do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe shërbimeve publike për komunitetin lokal.

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Sporti bashkon popujt: Prizreni organizon turne ndërkombëtar me ekipe nga Kosova, Turqia dhe Bosnja

Prizreni nikoqir i një turneu ndërkombëtar, mbi 250 sportistë dhe delegacione nga disa vende do të marrin pjesë Nën organizimin e KFV Kalaja Master, në...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit