19.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Qershor, 2025

Në Kushnin të Hasit përkujtohet Hysni Temaj

Në fshatin Kushnin të Hasit, është përkujtuar sot dëshmori Hysni Temaj.

Ai ishte pjesëmarrës (si nxënës i shkollës fillore “Qamil Guranjaku”, në Kushnin) i demonstratave të vitit 1988,1989 të cilat kundërshtuan ndryshimin me dhunë të Kushtetutës së Kosovës.Nga fshati Kushnin, kishte marshuar këmbë, bashkë me fshatarët e Kushninit (nëntor 1989) deri në Gjonaj, ku dhe u ndeshën me forcat e policisë serbe, që penguan marshimin e tyre për në Prizren, atë ditë.

Ndërkohë, po më 1989 bashkë me disa bashkëfshatarë ishte në protestën e Prizrenit, prej nga këmbë me mijëra qytetarë të komunës , kishte shkuar në Prishtinë.
Në fillim të vitit 1992, kaloi ilegalisht kufirin Kosovë-Shqipëri, nëpër “Pashtrik”, ku qëndroi në Tiranë, rreth një muaj dhe u kthye në shtëpi. Ndërkohë, sërish u kthye në Tiranë, ku qëndroi rrethë një vitë. Në atë kohë punoi si bukëpjekës, por që atëherë ishte frymëzuar edhe më shumë me idenë e çlirimit të Kosovës, nga kontaktet me kosovarët që ishin atje por dhe me intelektualët vendorë.

Në gushtë të vitit 1993 , kaloi ilegalishtë kufirin Kosovë-IRJM, në “Hanë të Elezit” dhe kaloi në Gostivar dhe Tetovë, ku punoi si bukëpjekës për rrethë dy vite. U rikthye në vendlindje, ku u morë me punët e shtëpisë, dhe ishte kohë e vlimeve të protestave studentore, të viti 1997, ku Prizreni ishte përfshirë në protestat gjithë popullore në atë vitë, ku Hysniu, me shokë qe prore i pranishëm.

I frymëzuar me ide patriotike dhe duke parë që në skenë doli UÇK-ja, Hysniu, kishte kërkuar rrugët për tu kyqur drejtpërdrejtë në luftën çlirimtare.
Bashkë me të atin Sylën, në verën e vitit 1998 shkon në Drenicë, ku qëndroi tre javë, prej nga mori detyrat dhe u kthye në shtëpi, për të vazhduar veprimtarinë si pjesëtarë i UÇK-së, në ZOD.Ndërkoh, kishte kaluar disa herë kufirin, Kosovë-Shqipëri, në “Pashtrikë”, kur kishte shoqëruar luftëtarët, për amatim, pas marrjes së detyrave nga ZOD. Ai, ishte njohës i mirë i kufirit, dhe gjithëherë kishte përcjellë dhe pritur çlirimtarët pa probleme.

Pas ofensivave serbe dhe përndjekjeve nga policia dhe ushtria serbe, ai vazhdoi veprimtarinë bashkë me civilë të tjerë, duke kërkuar rrugë të tjera për tu rikyçur në radhët e UÇK-së. Ka fundi i vitit 1998 shkoi në Ulqin, ku punoi si bukëpjekës, por që vazhdimisht kërkonte rrugën e kyqjes së sërishme në UÇK. Bie në kontakt me disa veprimtarë, me të cilët kalon kufirin në Shkodër , në fillim të vitit 1999, prej nga shkon në qendrën stërvitore të UÇK-së në Kalimash. Aty, bënë përgatitjet e duhura ushtarake, ku pas një muaji u dërgua në frontin e Koshares.

Ishte i zellshëm dhe i përpikët në detyrat që i shtronte komanda. Kishte detyrën e ushtarit të këmbësorisë, ku ishte pjesëtarë i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, që vepronte në kuadër të Birgadës 138. Në luftimet e përgjakshme të thyerjes së kufirit në Koshare më 10-të prill,ishte pjesëmarrës aktivë, ku dhe bie kufiri Kosovë-Shqipëri. Ndërsa, pas saj në marshimin drejtë çlirimit të territoreve tjera të Kosovës. Ra heroikishtë më 19 prill 1999, tek vendi “Rrasat e Koshares”, në vijën e parë të frontit bashkë me eprorin Sali Çejku e disa luftëtarë të tjerë. Varrimi u bë të njëjtën ditë në Bajram Curri të Shqipërisë, me nderime ushtarake.
Rivarrimi u bë më 15 shtator 1999 në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, bashkë me dëshmorët e tjerë.

Bekim Susuri, nga Zhuri, ish luftëtar i UÇK-së dhe pjesëmarrës i frontit të Koshares, thotë:” e kam njohur Hysniun.E njoha ate bashkë me dëshmorin Faik Qabrati,ishte trim dhe shokë i madh. Ishte kjo kohë kur zhvilloheshin luftimet në Koshare”. Bekim Susuri, kishte qëndruar në kohën e përgatitjeve (në Shqipëri) për thyerjen e kufirit bashkë me Hysniun, por që ai i kishte takuar njësisë tjetër. Komuna e Prizrenit në vitin 2012 i ka vën emrin shkollës së fshatit (Kushnin-Has) Hysni Temaj, duke nderuar veprën e këtij dëshmori./B.Kajdomcaj/

Më Shumë

Rriten shtesat për lehona

Qeveria në detyrë ka rritur shtesat për nënat lehona. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se do ta...

Prizren, promovohet libri ‘Vendimmarrja menaxheriale’ i autorit Demir Lima

Në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” është promovuar libri i prof. asoc. dr. Demir Lima, me titull: “Vendimmarrja menaxheriale”. Në...

Vdes Bujar Bukoshi

Lajmet e Fundit