Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si dhe zyrtarë të ekzekutivit komunal, vizituan zjarrfikësit në Shatërvan, ku u organizua një aktivitet simbolik për vetëdijesimin e qytetarëve mbi mbrojtjen nga zjarret dhe fatkeqësitë natyrore.

Gjatë aktivitetit, zjarrfikësit shpërndanë broshura informuese me udhëzime dhe këshilla praktike për rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e rreziqeve.

Kryetari Totaj shprehu mirënjohje për punën dhe angazhimin e zjarrfikësve në shërbim të qytetarëve.

“Mirënjohje për të gjithë zjarrfikësit tanë, të cilët me përkushtim, profesionalizëm e sakrificë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të jetës e pronës së tyre”, u shpreh Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit