Prizren: Bie një person nga një lartësi prej 5 metrash në Lumëbardh

 

Gjatë ditës së sotme në Prizren, më saktësisht tek Lumëbardhi ka rënë një person.

Në fotografitë të cilat ka siguruar portali Koha.net, shihet një grumbull njerëzish tek ndihmojnë personin e rënë në lumë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia, emergjenca dhe zjarrfikësit, gjithashtu bëhet e ditur se lartësia ka qenë rreth 5 metra.

Koha.net ka tentuar të kontaktoj me zëdhënës të këtij rajoni por nuk ka arritur të marrë informata.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se personi i cili nuk është identifikuar vetëm ka humbur vetëdijen dhe është marrë nga emergjenca për t’u trajtuar.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit