9 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Shtyhet gjykimi ndaj drejtorit të Arsimit në Suharekë

Mungesa e prokurores Ervehe Gashi u bë shkak i shtyrjes së gjykimit ndaj Drejtorit të Arsimit në Suharekë, Sherif Berisha, i paraparë të vazhdonte të hënën.

Kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani ka njoftuar palët se prokurorja Gashi, me parashtresë, ka kërkuar që kjo seancë gjyqësore të shtyhet për një datë tjetër, me arsyetimin se është e angazhuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Seanca e radhës u caktua të mbahet me 10 korrik 2017 në ora 9:30, ku palët në procedurë do të japin fjalët e tyre përfundimtare.

Në dhjetor 2016, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Sherif Berishës, me arsyetimin se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Sipas aktakuzës, Berisha në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë nuk e ka zbatuar një vendim të Sektorit të Inspeksionit për Arsim (SIA),  për anulimin e konkursit për mësimdhënës.

SIA kishte rekomanduar që konkursi për rekrutimin e mësimdhënësve për shkollën e mesme profesionale “Abdyl Rama” në Suharekë, të anulohet dhe të ri-shpallet në afat prej 8 ditësh.

Sipas organit të akuzës, me këto veprime i akuzuari ka shkelur rëndë të drejtat e personave tjerë, konkurrues në konkursin në fjalë.

Berisha poashtu është gjykuar edhe në një rast tjetër penal, në të cilin akuzohej se ka punësuar, pa konkurs, rreth 9 mësimdhënës, në shkollat e Komunës së Suharekës, ku është gjetur fajtor dhe është dënuar me 4 mijë euro gjobë./betimiperdrejesi/

Më Shumë

Zafir Berisha uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka uruar besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Fitër Bajramit. Ai bëri të ditur se sot,...

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Lajmet e Fundit