Në orën 14:00, KQZ shpallë rezultatet përfundimtare

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar për Gazetën Express se KQZ’ja do t’i shpall sot rezultatet përfundimtare në orën 14:00.

Sot, e enjte, do të dalin rezultatet përfundimtare nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në orën 14:00, ka konfirmuar Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e enjte, 29 qershor, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 11 qershor 2017”, ka thënë Elezi.

Ndërsa, Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka ka thënë se sipas rezultateve përfundimtare, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka siguruar 39 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje! 32, koalicioni LDK-AKR-Alternativa 29. /GazetaExpress/

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit