Krasniqi: S’ka dilema, PAN do ta bëjë Qeverinë

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” thotë se nuk ka kurrfarë dilemash se koalicioni PAN do ta formojë Qeverinë e re të Kosovës. Ai thotë se pozita e kryeparlamentarit i takon PDK-së dhe s’mund t’i lihet Listës Serbe

Për nënkryetarin e PDK-së Memli Krasniqi nuk ka kurrfarë dileme se koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) do ta formojë Qeverinë e re të Kosovës, ndonëse duke u bazuar në rezultatin e fundit zgjedhor ky koalicion nuk i ka votat e mjaftueshme që bashkë me minoritetet t’i formojë institucionet e reja qendrore.

Krasniqi gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se Qeveria e re do të mbështetet nga deputetë që, siç ka thënë ai, kanë vullnet t’i bashkohen vizionit të tyre dhe vullnetit të shprehur qytetarë për një lidership të fuqishëm, i cili kryen punë dhe merr vendime të mëdha dhe të nevojshme për vendin.

Pavarësisht humbjes së votave në zgjedhjet e 11 qershorit 2017 në raport me zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 Krasniqi mohon se kreu i partisë, Kadri Veseli, do të japë dorëheqje.

Sipas tij, Veseli ka krijuar dhe ka udhëhequr koalicionin që i ka fituar zgjedhjet e 11 qershorit.

“Andaj lidershipi i tij është i pakontestueshëm. Si PDK ne e kemi kuptuar drejt mesazhin e votueseve tanë tradicionalë dhe të tjerëve dhe në këtë kuadër do t’i bëjmë analizat e nevojshme për vazhdimin e rrugës së reformave të nevojshme për fazën e ardhshme, qoftë në institucionet e vendit, qoftë brenda strukturave partiake”, ka thënë Krasniqi.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit