Mbledhje komemorative për Qani Mehmedin

Në kryeqytet u mbajt mbledhje komemorative në nderim të gazetaritt dhe publicistit që ndërroi jetë ditë më parë, Qani Mehmedi.

Drejtor i Radio Televizionit Publik, Mentor Shala tha se shumë breza gazetarësh kanë kaluar nga duart e tashmë të ndjerit Qani Mehmedi andaj sipas tij, kujtimi për të do të jetë gjithmonë i freskët, njofton Klan Kosova.

Edhe kolegët e tjerë të Mehmedit, gazetarë të vjetër që vepruan në Kosovë e kujtuan atë si njeri që i dha shumë gazetarisë dhe botës shqiptare.

Djali i Qani Mehmedit, Mentori tha se përkrahja e miqve të babait i dha forcë që më lehtë ta përballojë dhimbjen e humbjes së tij.

Gazetari dhe publicisti Qani Mehmedi ka ndërruar jetë të martën në orët e para të mëngjesit pas një sëmundje të rëndë.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet U.D. dhe personit juridik “M.L.L.C.”, nën...

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

Lajmet e Fundit