Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa njëri prej tyre akuzohet edhe për posedim të paautorizuar të municionit.
Sipas Prokurorisë, aktakuza është ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, ndërsa ndaj N.G. edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, më 9 tetor 2025, gjatë një kontrolli të realizuar nga organet e rendit në Prizren, në pronën e të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar bimë të kanabisit.
“Sipas ekspertizës forenzike, këto bimë kanë rezultuar se përmbajnë substancën narkotike kanabis-marihuanë”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 19,900 euro, të cilat sipas Prokurorisë dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm i kultivimit të narkotikëve.
Po ashtu, gjatë kontrollit të veturës së të pandehurit N.G., janë gjetur dhe sekuestruar 65 fishekë.
“Gjithashtu, gjatë kontrollit të veturës së të pandehurit N.G., janë gjetur dhe sekuestruar 65 fishekë, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët”, njofton Prokuroria.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
