Arbër Rexhaj: Teuta Rugova, fillimi i ribashkimit të PAN-it me LDK-në

Arbër Rexhaj, deputet i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje e ka komentuar marrëveshjen e Teuta Rugovës, deputete e zgjedhur e LDK-së me Ramush Haradinajn, kandidat i PAN-it për kryeministër.

Postimi i plotë:

Dhe krejt ky koalicion individual i Teuta Rugovës, ne shtëpinë e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova nuk ka pasur qëllimin e marrjes të një vote në përkrahje të kandidatëve të PAN-it për kryeparlamentar dhe kryeministër por fillimin e ribashkimit mes PAN-it dhe LDK-ës, respektivisht LAA-së.

Prandaj të gjithë ata të cilët votuan këto dy koalicione të klaneve dhe interesave të ngushta të cilat po e shkatërrojnë të ardhmen e shtetit tonë duhet së bashku me ne të sjellin një realitet të ri në Kosovë. Realitetin që e tha qytetari në këto zgjedhje parlamentare që kaluam. Ndryshimin!

Më Shumë

Totaj pret në Prizren ish-kongresmenin amerikan Bob McEwen dhe ish-deputetin gjerman Volkmar Klein

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim miqësor ish-kongresmenin amerikan Robert D. McEwen, i njohur si Bob McEwen, aktualisht...

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Lajmet e Fundit