5.3 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Asnjë kandidate grua për kryetare të Prizrenit

Një problem mjaft i madh për gratë e Komunës së Prizrenit është se po anashkalohen nga politika. Afërdita Berisha, tani me shkallën master të kryer dhe e papunë, është shprehur për “Kosova Sot” se edhe pse Prizreni është me traditë, anashkalon mjaft shumë avancimin e gruas.

“Merreni me mend, ende s’kam dëgjuar që të ketë pasur një rast të vetëm që një grua të kandidojë për kryetare, edhe pse e di se ka plot gra të zonja që mund ta kryejnë me përgjegjësi këtë detyrë. Kur vjen puna te kandidimi ai dështon, dhe kjo është pozita e gruas në postet vendimmarrëse”, është shprehur ajo. Kurse Mybera Mustafa, nga LDK-ja, shprehet për gazetën se bazuar mbi ligjshmërinë sidomos karshi gjinisë femërore, thotë se ligji nuk zbatohet.

“Gratë janë të privuara nga mundësia e të qenit në krye të këtyre organizimeve, dhe se te gratë ndikon edhe gjendja e rëndë ekonomike”, është shprehur ajo, duke shtuar se të gjitha rastet vendosin burrat.

Në vend të përkrahjes, përbuzje

Mustafa thotë se është krijuar një përshtypje se gratë duhet të jenë të përfaqësuara me 30 për qind si kuotë, e në fakt dihet se proporcioni mashkull e femër është 50 me 50 për qind. “Unë mendoj se gratë duhet të jenë këmbëngulëse në shumë drejtime, sepse deri më tani është parë se ka një varg indikatorësh, që gratë të mos jenë në ndonjë post vendimmarrës”, është shprehur ajo. Afërdita Morina-Bifar për “Kosova Sot” tregon se ajo këtë fat arriti ta provonte në lëkurën e saj, duke mos u përkrahur as edhe me një cent në fushatën zgjedhore të 11 qershorit, nga dega e LDK-së në Prizren. Ajo nuk e fajëson partinë, por pohon se këtu partia ta jep rastin e dega të anashkalon.

Gratë më të përgjegjshme

Ndërsa studentja Antigona Krasniqi mendon se edhe brenda vetë strukturës studentore, gjinia femërore pra studentet nuk arrin të përkrahet sa e si duhet. “Kjo për faktin se ato në vend të përkrahjes shpesh marrin përbuzje”, tregon ajo për “Kosova Sot”.

Violeta Thaçi, kryetare e gruas nga AKR, tregon se janë vetë gratë që njëra- tjetrën e pengojnë deri në masën e fundit, që gratë të mos jenë asnjëherë në ndonjë detyrë për vendimmarrje.

“Unë nuk do të thosha se burrat i lejojnë këto hapësira e mundësi dhe pengesa më e madhe mendoj se është mes gjinisë sonë. Kur e them këtë, e kam parasysh se jemi ne vetë gratë që nuk kemi arritur t’i japim përkrahjen e duhur. Artnesa Gashi shprehet se është një fatkeqësi që shpesh askush nuk e ka analizuar se po të ishte një grua në ndonjë post menaxhues do të ishte me mirë.

“Them kështu, sepse shumica e femrave janë nëna dhe ato domosdo se e ndiejnë veten më të përgjegjshme. Pastaj është e konstatuar që nga paslufta se gratë nuk janë korruptuar, hiç ndonjë rast që është shumë i rrallë. Kjo u pa edhe në bazë të aktakuzave të ngritura”, është shprehur ajo. Ka shtuar se gratë pak avancohen. Ajo tregon se gratë e Prizrenit dhashtë Zoti të zgjohen nga kjo letargji.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Plumbi qorr godet një shtëpi në Shirokë të Suharekës, dëmtohet dritarja

Një incident i rrezikshëm është raportuar në fshatin Shirokë të Suharekës, ku dyshohet se një plumb qorr ka goditur një shtëpi private dhe ka...

Betohen katër anëtarët e rinj të Kuvendit të Prizrenit

Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit Komunal të Prizrenit, kanë dhënë betimin katër kuvendarë të rinj: Daut Panikaj, Sulltan Badalli, Trëndelina Kastrati...

Lajmet e Fundit