Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, në kuadër të aktiviteteve të saj për mbrojtjen e tregut dhe luftimin e tregtisë së falsifikuar.
Sipas njoftimit, në Terminalin Doganor në Vërmicë është paraqitur për zhdoganim një dërgesë me origjinë nga Kina. Pas rivlerësimit të dërgesës dhe kontrollit fizik të realizuar nga zyrtarët doganorë, gjatë ekzaminimit janë identifikuar mallra për të cilat ekziston dyshimi se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

“Në total janë ndaluar 3,480 copë koka mbushës për telefona mobil me brendin Apple, për të cilat dyshohet se shkelin markën tregtare të mbrojtur të kompanisë Apple”, bën të ditur DK.
Në përputhje me procedurat ligjore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për ndalimin e mallrave dhe ka njoftuar palët relevante për verifikimin e autenticitetit të produkteve.
Institucioni ka theksuar gjithashtu përkushtimin e tij në luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve, bizneseve legjitime dhe të drejtave të pronarëve të markave tregtare./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
