0.6 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Prizren: 7 vjet burgim efektiv për transport të narkotikëve

Erhan Rexhepi dhe Gjelbrim Arifaj, janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me shtatë vjet burgim efektiv dhe 4 mijë euro gjobë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve.

Erhan Rexhepi, i cili një ditë më parë pati pranuar fajësinë, është dënuar me tre vjet burgim efektiv dhe 2 mijë euro gjobë, ndërsa i akuzuari tjetër, Gjelbrim Arifaj, pasi që nuk ka pranuar fajësinë, është dënuar me katër vjet burgim efektiv dhe 2 mijë euro gjobë.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, i cili ka thënë Erhan Rexhepi dhe Gjelbrim Arifaj janë fajtor sepse secili veç e veç ka kryer veprën penale “posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273, paragrafi 2 të Kodit Penal të Kosovës.

Po ashtu është konfiskuar sasia e narkotikut prej rreth 30 kg dhe disa telefona mobil të të akuzuarve si mjete me të cilat është kryer vepra penale në fjalë.

Trupi gjykues, gjithashtu ka vendosur që të akuzuarit të qëndrojnë në liri deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren i akuzonte Erhan Rexhepin dhe Gjelbrim Arifajn se në bashkëpunim me një person nga Vlora, me emrin Selim, kanë transportuar substancë narkotike nga Shqipëria për në Kosovë. Sipas aktakuzës i akuzuari Gjelbrim Fanaj e ka sjellë substancën narkotike në sasi prej 30 kg deri në fshatin Zhur, ndërsa i akuzuari tjetër Erhan Rexhepi e ka marrë nga fshati Zhur dhe është nisur për në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Mirëpo, i akuzuari Rexhepi gjatë rrugës për në Prishtinë është ndaluar nga policia e trafikut dhe në bagazh i është gjetur narkotiku i llojit marihuanë, në sasi prej 30 kg./etimiperdrejtesi/

Më Shumë

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Prizren në fazën e fundit të përgatitjeve për zgjedhje

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) në Prizren i ka bërë përgatitjet teknike për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen...

26 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit, Haradinaj: Një nga momentet më të përgjakshme

Kreu i AAK-së , Ramush Haradinaj në 26 vjetorin e masakrës së Rogovës së Hasit është shprehur se27, 28 dhe 29 janari i vitit...

Lajmet e Fundit