12.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Baxhaku zotohet të qeverisë Prizrenin me transparencë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur takim me strukturat e saja në Prizren, prej nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka ftuar qytetarët që ta votojnë kandidatin e LDK-së për Prizren, Hatim Baxhaku, pasi sipas tij, ai do të merret me të gjitha problemet e qytetarëve.

“Është një mjek, të cilit ju ia keni besuar shëndetin dhe jetën, familjeve tuaja që UÇK ia ka besuar shëndetin dhe jetën e ushtarëve të UÇK-së dhe të cilit parlamenti ia ka besuar votimin për shumë ligje që e rregullojnë jetën institucionale të shtetit të Kosovës. Ne e kemi sprovuar qeverisjen e PDK-së, ne e kemi sprovuar molotovin dhe gazin lotsjellës të atyre që sot po konkurrojnë karshi doktor Baxhakut.”, tha Mustafa.

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK-ja, Hatim Baxhaku, është zotuar se do të jetë një kryetar, i cili do të udhëheqë me duar të pastra dhe do të ketë për prioritet zhvillimin ekonomik.

 

“Pushteti i deritanishëm e ka katandisur si më së keqi vendin, ka punuar mbrapsht duke abuzuar me taksat e qytetarëve. Prizreni, djepi i kulturës dhe traditës së mirë asnjëherë nuk e ka merituar që të ketë një kryetar dhe qeveri e cila endet poshtë e lartë gjatë gjithë mandatit të vetë nëpër gjykata, pa bërë asnjë punë të mirë për qytetarët pos grabitjes. Ne do të udhëheqim komunën me transparencë të plotë dhe me duar të pastër. Programi ynë parasheh zhvillim ekonomik, ne do të jemi partner mbështet të biznese dhe jo pengues e haraçi. do të hapim vende të punës”, tha Baxhaku.

Më Shumë

Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Shtërpcës. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja...

NPL Eko-Theranda në aksion pastrimi nga Malësia e Re deri në Carralevë

Ndërmarrja Publike Lokale Eko-Theranda ka nisur një aksion pastrimi në brezin rrugor nga Malësia e Re deri në Carralevë, në kuadër të aktiviteteve të...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit