Tre të arrestuar për vjedhje të drunjve në Suharekë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar tre persona për vjedhje të drunjve, në dy raste të ndryshme.

Të dy rastet kanë ndodhur në fshatin Delloc të Suharekës, transmeton Koha.net.

Në rastin e parë është arrestuar një burrë, i cili kishte të ngarkuar rreth 6 m3 dru që dyshohet se kanë vjedhur në parkun nacional të fshatit. PK thotë se i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa traktori me dru është konfiskuar.

Në rastin e dytë, poashtu në fshatin Delloc, janë arrestuar dy burra, të cilët kishin në automjet rreth 2 m3 dru, që dyshohet se janë vjedhur në parkun nacional të fshatit. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa automjetit me dru është konfiskuar.

Më Shumë

LDK në Prizren diskuton organizimin e tubimit të 1 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur mbledhjen e radhës së shtabit, ku është diskutuar organizimi i tubimit të 1 qershorit,...

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit