8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

PZAP hedh poshtë ankesën e PDK-së në Prizren

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka hedhur poshtë ankesat e LDK-së lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të raundit të dytë në Prishtinë, Dragash dhe Kamenicës

PZAP po ashtu ka hedhur poshtë ankesat e PDK-së për Prizren, Rahovec dhe Klinë. Po ashtu ankesa e paraqitur për kryetar të komunës së Shtimes është hedhur si e palejuar.

Më poshtë njoftimi i plotë i PZAP-së:

Ju informojmë se PZAP-i ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-se për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve komunale te 22 tetorit 2017 për Raundin e Dytë për Kryetar te Komunave të mbajtura me 19.11.2017.
PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur si ne vijim:
a) Apeli për komunën e Prishtinës një pjese e apelit është hedhur si e palejueshme dhe një pjese e apelit është refuzuar si i pa bazuar,
b) Apeli për komunën e Dragashit është refuzuar si i pa bazuar,
c) Apeli për komunën e Kamenicës është hedhur si i pasafatshëm .
PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur si në vijim:
a) Apeli për komunën e Prizrenit është hedhur si i palejuar,
b) Apeli për komunën e Rahovecit një pjesë e apelit është hedhur si e palejueshme dhe një pjese e apelit është refuzuar si i pa bazuar,
d) Apeli për komunën e Klinës është hedhur si i palejuar.
Apeli i paraqitur nga kandidati i pavarur për kryetar te komunës së Shtimes është hedhur si i palejuar.
Kundër këtyre vendimeve është e lejuar ankesa brenda njëzetekatër (24) orëve nga momenti i pranimit të vendimit nga pala ne Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjykata Supreme duhet te vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve. /Telegrafi/

Më Shumë

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Lajmet e Fundit