Prizren, 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë orëve të fundit ka intensifikuar punën në luftimin e kriminalitetit, duke ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.
Në fokus të organit të akuzës kanë qenë rastet e narkotikëve dhe dhuna, por lista e veprave për të cilat ngarkohen të pandehurit është e gjerë.
Sipas njoftimit zyrtar, aktakuzat e ngritura përfshijnë një gamë të gjerë të veprave penale, ku veçohen:
  • Narkotikët: Tri (3) aktakuza janë ngritur kundër katër (4) personave për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
  • Dhuna dhe Kanosja: Janë ngritur dy aktakuza për “Kanosje”, dy për “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një rast specifik për “Dhuna në familje”. Po ashtu, një person akuzohet për “Ngacmim”.
  • Veprat kundër pasurisë dhe rendit: Prokuroria ka procesuar raste për “Vjedhje të shërbimeve”, “Vjedhje të pyllit”, “Shpërdorim të pasurisë së huaj”, “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë”, si dhe një rast të “Vetëgjyqësisë”.
  • Drejtësia: Dy persona do të përballen me gjykatën nën akuzën për “Deklarime të rreme”.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit