Avdyli: Në bazë të këtyre kritereve do t’i gjejmë emrat në LDK për drejtorë të Ekzekutivit

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli thotë se ende nuk janë përcaktuar për emrat që do të jenë në Ekzekutivin e Haskukës.

Ai, tregon se në Kryesinë e LDK-së, një listë emrash, mirëpo deri më tash asnjëri prej tyre nuk është diskutuar.

“Do t’i diskutojmë të gjitha emrat mbi bazën e kritereve të caktuara”, thotë Avdyli për ‘PrizrenPress’.
Kriteri i përcaktimit të emrit për drejtor, sipas tij, do të jetë autoriteti politik, profesional dhe rajonal i kandidatit.

“Në bazë të këtyre kritereve do t’i gjejmë emrat të cilët nuk janë të paktë”.

Avdyli thotë se ende nuk janë ulur për të biseduar me VV-në për mënyrën e qeverisjes së Prizrenit.

“Koalicioni do të ndërtohet mbi bazën e parimeve të qeverisjes dhe kriteret për bashkëqeverisje”.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e balotazhi, zyrtarisht ka pasur koalicion vetëm me Nismën dhe disa parti të tjera të cilat nuk kanë fituar asnjë vend në Kuvend.

Jo zyrtarisht ndërkaq, marrëveshje ka pasur edhe me LDK-në.

Kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka, të mërkurën e ka marrë detyrën nga ish-kryetari Ramadan Muja./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit