PDK-ja në Prizren ndryshon listën zgjedhore

PDK-dega PrizrenLista zgjedhore e PDK-së në Prizren është ndryshuar në dy ditët e fundit. Disa emra të kandidatëve janë larguar nga lista dhe janë zëvendësuar me disa emra të tjerë. Ndryshimi i listës është bërë për shkak pakënaqësive të shumta që kanë pasur disa degë dhe nëndegë të PDK-së.

“Janë ndryshuar disa emra në listë. Janë larguar disa kandidatë dhe janë zëvendësuar me disa të tjerë ku është parë më e arsyeshme që të jenë”, tregon për “PrizrenPress”, burimi brenda PDK-së.

PDK-ja është partia e vetme në Prizren, që nuk ka publikuar emrat e kandidatëve për Asamblenë Komunale. Ajo ka shfrytëzuar kohën ligjore të KQZ-së për të “korrigjuar” listën zgjedhore. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Lirisë i duhet vetëm fitorja për “playoff”-in e Superligës

Liria do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në javën e fundit të Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me...

Lajmet e Fundit