Jesus mungon 4 deri në 6 javë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar se sulmuesi Gabriel Jesus mund të mungojë deri në dy muaj pas lëndimit të gjurit të tij në ndeshjen kundër Crystal Palacet.

Guardiola thotë se reprezentuesi brazilian ka lënduar ligamentet e gjurit dhe mund të mungojë nga katër deri në gjashtë javë.

“Gabriel do të mungojë në katër deri në gjashtë javë, ndoshta edhe më shumë, por shpresojmë që të kthehet më shpejt”, deklaroi Guardiola.

Braziliani ishte paraqitur në 27 ndeshje deri më tani këtë edicion dhe kishte realizuar 10 gola dhe 4 asistime.

Lëndim kundër Crystal Palacet kishte pësuar edhe mesfushori Kevin De Bruyne, por nuk ishte ndonjë gjë serioze për belgun, i cili e kishte informuar Guardiola se mund të luajë kundër Watfordit, të cilën e fituan të martën 3:1.

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Lajmet e Fundit