Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke u konsideruar një nga shtyllat e projektit që klubi po ndërton me fokus te futbollistët vendorë.
19-vjeçari zhvilloi një sezon të mirë me fanellën e Prizrenit, duke fituar besimin e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit falë paraqitjeve të tij në repartin defensiv.

Në njoftimin e klubit theksohet se, ndonëse kishte oferta për të vazhduar karrierën diku tjetër, Rramanaj vendosi të mbetet pjesë e skuadrës së qytetit.
“Pavarësisht shumë ofertave që kishte, Arbëri zgjodhi t’i qëndrojë besnik klubit të zemrës. Ky është një shembull i rrallë i karakterit, përkushtimit dhe dashurisë për fanellën.”
Sipas Prizrenit, vazhdimi i bashkëpunimit me mbrojtësin është në përputhje me strategjinë për të ndërtuar një ekip të bazuar te futbollistët vendas.

“FC Prizreni po ndërtohet mbi talentin vendor, duke krijuar një ekip ku do të bashkohen përvoja, rinia, karakteri dhe fryma luftarake. Arbër Rramanaj është një nga shtyllat e këtij projekti.”
Klubi ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të prezantojë edhe futbollistë të tjerë prizrenas, të cilët do t’i bashkohen projektit të ri për sezonin e ardhshëm./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren