Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.
Takimi publik do të mbahet më 30 qershor 2026 (e martë), në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit (Shtëpia e Bardhë).

Sipas njoftimit, takimi është i hapur për të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, OJQ-të dhe palët e interesuara, të cilët do të kenë mundësi t’i parashtrojnë pyetje kryetarit dhe ekzekutivit komunal për temat që i prekin.
“Takimi është i hapur dhe qytetarët mund t’i parashtrojnë pyetje Kryetarit dhe ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre iu interesojnë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu bëhet e ditur se komentet dhe sugjerimet mund të dërgohen deri më 29 qershor 2026 në orën 16:00./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
