Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin e ri.

Isgandarli vjen me një përvojë të konsiderueshme, pasi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Egnatias, Bolusporit dhe, së fundmi, Partizanit. Në sezonin 2023/24 ai u shpall kampion i Shqipërisë me Egnatian, ndërsa është edhe reprezentues i Kombëtares së Azerbajxhanit.

“Isgandarli sjell me vete një përvojë të pasur, pasi ka luajtur për klube si Egnatia, Boluspor dhe së fundmi Partizani. Në sezonin 2023/24 ai u shpall kampion i Shqipërisë me KF Egnatia, ndërsa gjithashtu përfaqëson edhe Kombëtaren e Azerbajxhanit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Me afrimin e Isgandarlit, Malisheva synon të rrisë cilësinë në repartin ofensiv për sfidat e sezonit të ri dhe garat evropiane./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit