Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit, Universiteti do të regjistrojë 1300 studentë të rregullt. Në kuadër të kësaj, janë të parashikuara kuota për komunitetet jo shumicë (deri në 12%) si dhe për kandidatët nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja (deri në 5%), në përputhje me rregulloret dhe vendimet e MASHTI-t.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit në shkollën e mesme, maturës (kur aplikohet) dhe provimit pranues, i cili është i detyrueshëm për të gjithë kandidatët. Pranimi realizohet sipas renditjes së pikëve të fituara.
Aplikimi për konkurs bëhet nga 29 qershor deri më 11 korrik 2026, ndërsa provimi pranues mbahet më 14 korrik 2026. Rezultatet dhe procedurat e tjera publikohen sipas afateve të përcaktuara në konkurs.
Detajet e plota mbi programet, dokumentacionin dhe kriteret e pranimit gjenden në ueb-faqen zyrtare të universitetit./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
