“Prizreni është vetë historia e Turqisë”

Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka thënë se vendi i tij hap shkolla në gjithë botën për t`iu mësuar të tjerëve historinë turke por se kanë hapur shkollën “Yunus Emre” në Prizren për të mësuar historinë turke sepse sipas tij Prizreni është vetë historia e Turqisë.

Këto komente Davutoglu që vjen nga partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit turk Recep Tayip Erdogan i bëri në Prishtinë me rastin e promovimit të librit të tij “Qytete dhe qytetërime”.

Pos promovimit të librit, ish-kreu i ekzekutivit turk gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Më Shumë

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Lajmet e Fundit