U përkujtua dëshmori, Xhemajli Berisha

Të premtën, është përkujtuar jeta dhe vepra e dëshmorit të kombit, Xhemajli Berisha, në 29 vjetorin e vrasjes.

Familjarë,miq,bashkëveprimtarë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, në nderim të jetës së veprës së dëshmorit, Xhemajli Berisha, kanë vënë buçeta lulesh para bustit të tij në hyrje të objektit të Shtëpisë së Kulturës në Prizren, e cila mban emrin e tij, si dhe kanë bërë homazhe në varrin e dëshmorit në lagjen “ Arbana”.

Ky aktivitet përkujtimor është organizuar nga dega e OVL të UÇK-së në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta në Prizren. Sekretari i degës së OVL të UÇK-së , Isa Berisha, tha se sot po i bëjmë nderime profesorit dëshmor, i cili me kontributin dhe sakrificën e tij gjithmonë ka qenë në shërbim të atdheut.

Nipi i dëshmorit, Arianiti, tha se për familjen sot është një ditë mërzie por njëkohësisht edhe krenarie në radhë të parë për anëtarin e saj të shtrenjtë, i cili nuk kurseu asgjë nga vetja për aspiratat e shqiptarëve të Kosovës, por fatkeqësisht disa nga të cilat ende nuk janë realizuar, për të cilën kauzë u flijuan shumë dëshmorë, theksoi ai.

Ndryshe, dëshmori Xhemajli Berisha, atëbotë ishte mësimdhënës në shkollën ekonomike “ Ymer Prizreni”, dhe ishte mbytur në tortura ç’njerëzore para 29 vitesh nga UDB-ja famëkeqe serbosllave, në ndërtesën e drejtorisë së Shërbimit të Sigurimit Shtetëror ish jugosllav në Prizren./tvprizreni.com/

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit