7.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Shuhet zjarri në Malishevë

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin në malet mes Gurbardhit dhe Turjakës në Komunën e Malishevës, i cili kishte përfshirë disa hektarë mal.

“Njësia e zjarrfikësve në Malishevë, pas një intervenimi të suksesshëm në orët e mbrëmjes, e kanë shuar zjarrin në malet mes Gurbardhit dhe Turjakës, në Komunën e Malishevës.

Zjarri i cili kishte përfshirë disa hektarë mal, ishte shuar përreth një orë. Bashkë me zjarrfikësit në vend ngjarje ka dalë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ka apeluar për kujdes të shtuar.

Sipas nënkryetarit Berisha, zjarrfikësit me të marrë informacionin kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit dhe me shumë sukses kanë arritur që ta shuajnë këtë zjarr, i cili kishte kapluar një sipërfaqe të madhe të malit.

Nënkryetari Berisha, ka bërë apel tek të gjithë qytetarët, e sidomos tek ata të cilët shkojnë në mal, qoftë për dru, për ti kullosë bagëtitë, apo për rekreacion, që të bëjnë kujdes të shtuar, që mos ti hedhin cigaret e ndezura, të mos ndezin zjarre dhe ti lënë ndezura, dhe në çdo mënyrë të kenë kujdes, që mos ti djegim malet, pasi përveç maleve, rrezikohet edhe jeta e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës. /Telegrafi/

Më Shumë

Gjenden mbetje të eshtrave në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec. Mbetjet eshtërore janë dërguar...

Totaj pret delegacionin portugez në Prizren, diskutohet për bashkëpunim në teknologji dhe energji

Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës Portugeze të Biznesit dhe drejtorin e kompanisë Grupo Érre, Ramiro Brito,...

Lajmet e Fundit