4.5 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Prizren: Filluan punët restauruese në Kompleksin banues të familjes Xhjeshylmedine

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren fillon së implementuari projektet e parapara për vitin 2018 për ndëryrjet emergjente në monumentet e rëndësishme shumë shekullore të Prizrenit.

Një ndër monumetet të përzgjedhura për masa shpëtimtare është edhe Kompleksi banues i familjes Xhejshylmedine.  Ky aset i rëndësishëm arkitekturor dhe kulturor për qytetin e Prizrenit është pjesë e historisë sonë, e cila ruhet akoma me zellshmëri nga banorët e kompleksit. Këto komplekse, u ndërtuan kryesisht në periudhën osmane, respektivisht gjatë shekujve XVIII-XIX dhe paraqitnin rëndësinë dhe shkallën e diferencimit shoqërorë, me të cilin kuptojmë që familja kishte një pozitë të lartë shoqërore, ekonomike dhe politike.

 Kompleksi përbëhet nga këto grupe ndërtesash si: shtëpia për banim, Selamllëku, Mutfaku me Ahur, Oborri dhe Nyja sanitare ku godina e shtëpisë shërbente për banim të familjes, Selamllëku për mikëpritje dhe pranim e miqëve, Mutfaku për ruajtjen dhe përgatitjen e ushqimit,  Ahuri  për ruajtjen e bagëtisë dhe kuajve, si dhe oborri zëvendësonte hapësirat gjelbëruese të qytetit.

Enterieri dhe eksterieri i objektit është mjaft i ruajtur, me elemente origjinale të kohës dhe dëshmon mënyrën e organizimit të jetës sociale-kulturore dhe arsimore të shoqërisë sonë. Sot ndeshemi shumë rrallë me këto asete historike, herë të braktisura, e herë të transformuara, apo edhe tërësisht të shkatërruara, prandaj konsiderojmë që Kompleksi i familjes Xhejshylmedine paraqet vlera të larta artistike, historike, shoqërore, ekonomike, rariteti, dhe duhet ruajtur për breza të ardhshme.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren do të angazhohet për ruajtjen, restaurimin dhe konservimin e objekteve të trashëgimisë kulturore të regjionit të Prizrenit. Edhe këtë vit janë përzgjedhur objektet  më të rrezikuara dhe do të vazhdohet me ndërhyrje emergjente për ruajtjen e tyre.

Më Shumë

Rrëqethëse: Muriqi ia dedikon ‘hat-trickun’ babait të ndjerë

Asnjë lojtar i Mallorcas nuk kishte shënuar “hat-trick” që nga viti 2008. Por kjo ndryshoi të shtunën mbrëma, kur Vedat Muriqi realizoi tri gola...

Tre drejtorë të tjerë nga LDK-ja emërohen në Komunën e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar për emërimin e tre drejtorëve të rinj në ekzekutivin komunal, të cilët vijnë nga radhët...

Lajmet e Fundit