4.7 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Prizren: Mobilizim për provimin e maturës

 

Drejtori i Arsimit të Prizrenit, ka organizuar takim informues me administratorët lidhur me përgatitjet e organizimit të provimit Shtetëror të Maturës,

Drejtori Skender Susuri,ka kërkuar nga administratorët që të mobilizohen.

Ai, tha se ky provim është shumë i rëndësishëm për sistemin e arsimit.

Ndërkaq, Fehmi Hyseni, kryetar i Komisionit, tha se janë bërë të gjithë përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen sa më të suksesshme të këtij testi.

Ai, njoftoi për disa ndryshime që janë paraparë në organizimin e provimit të maturës.

Në Prizren, pjesa e parë e testit do të mbahet me datën 30 maj, ndërsa e dyta me datën 7 qershor.

Këtij testi në Prizren , pritet t’i nënshtrohen 2774 maturantë .

Provimi i Maturës Shtetërore do të ketë 200 pyetje, ndërsa kalueshmëria do të jetë 40 për qind .

Përveç nxënësve, këtë herë as administratorëve nuk do t’ju lejohet të kenë telefon me vete gjatë mbajtjes së testit./TV Prizreni/

Më Shumë

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku...

Vajzat e Kosovës shënojnë fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për vajza U16 ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar. Të martën paradite, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë,...

Lajmet e Fundit