Varroset nxënësja Alketa Dakaj (Video)

Nxënësja e shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren, Alketa Dakaj, është varrosur në Korishë.

Në varrimin e saj, kanë marrë pjesë shumë qytetarë, në mesin e tyre edhe shokët dhe shoqet e klasës.

Shoku i klasës, Ahmet Kukaj tha se Alketa ka qenë nxënëse e urtë dhe e sjellshme.

“Jemi tronditë me këtë vdekje tragjike”, tha Kukaj, për RTV Besa, transmeton PrizrenPress.

Alketa Dakaj ka kryer vetëvrasje në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren, duke u hedhur nga një ndërtesë në ndërtim e sipër.

Javën e kaluar një nxënëse e kësaj shkolle, pati bërë vetëvrasje.

Dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.

Rastet janë duke u hetuar nga Policia dhe Prokuroria në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit