13.9 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Ekipi amerikan arrin në K.Veriore për të biseduar për samitin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar se një ekip amerikan ka arritur në Korenë Veriore për t’u përgatitur për samitin e propozuar në mes të tij dhe liderit verikorean, Kim Jong Un.

Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit dhe ata të Koresë Veriore janë takuar në fshatin Panmunxhom.

“Ekipi i Shteteve të Bashkuara ka arritur në Korenë Veriore për të planifikuar samitin në mes të Kim Jong Unit dhe meje”, ka njoftuar Trump përmes një postimi në Twitter.

“Unë besoj se Koreja Veriore ka një potencial të shkëlqyer dhe një ditë do të bëhet komb me ekomoni të madhe. Kim Jong Un pajtohet me mua në këtë pikë. Kjo do të ndodhë”, ka shtuar presidenti amerikan.

Ndërkohë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka thënë se një “tjetër ekip” është larguar nga Singapori, ku ishte planifikuar të mbahej samiti.

Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in ka thënë të dielën se ai dhe lideri verikoren janë pajtuar gjatë një takimi të papritur të shtunën për mbajtjen e samitit SHBA-Kore Veriore.

Moon ka pranuar se Phenjani dhe Uashingtoni mund të kenë pritshmëri të ndryshme për atë se çfarë saktësisht do të thotë denuklerizimi, andaj ai ka bërë thirrje që të mbahet samiti dhe të shuhen dallimet.

Koreja Veriore është përballur me sanksione ekonomike për shkak të programit raketor dhe atij bërthamor nga viti 2006.

Më Shumë

Aksident mes 8 veturave në Zhur të Prizrenit

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes tetë veturave të ndodhur pasditën e sotme në Zhur të Prizrenit. KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1487564235480956 Këtë e konfirmoi...

Grupi legjendar i rock-ut ‘Scorpions’ rikthehet pas 24 vitesh me koncert në Tiranë

Pas më shumë se dy dekadash, legjendat e rokut botëror Scorpions rikthehen në Tiranë për një mbrëmje që premton të shkruajë histori. Në 60-vjetorin e...

Lajmet e Fundit