Kjo humbja për Argjentinën vjen pas barazimit 1:1 me Islandën në ndeshjen e parë.
Pjesa e parë nuk solli gola, edhe pse rastet për shënim i patëm të dy skuadrat.
Ishte fillimisht Enzo Perez që në minutën e 30’ dështoi nga një pozitë e volitshme për të shënuar, por goditja e tij përfundoi jashtë portës, në të cilën nuk ndodhej fare portieri dhe mbrohej nga Vida.
Tre minuta më vonë, një rast i mirë iu tregua Kroacisë, më konkretisht sulmuesit Mario Mandzukic.
Sulmuesi i Juventusit lëshoi një mundësi të mirë shënimi, kur dështoi me kokë nga afërsia.
Pjesa e dytë kishte një start të furishëm, me Kroacinë që gjeti golin në minutën e 53’ për 1:0.
Te goli i epërsisë i shënuar nga Ante Rebic, Kroacia u ndihmua nga portieri Wilfredo Caballero, që bëri një gabim të pafalshëm.
Kroacia, golin e dytë e arriti në minutën e 80’, kur Luka Modric shënoi një super-gol për 2:0.
Golin e tretë dhe të deklasimit për Argjentinën e shënoi Rakitic në minutën e 92?.
Me këtë fitore, Kroacia numëron 4 pikë, ndërsa Argjentina 1, duke shpresuar në dështimin e Islandës nesër ndaj Nigerisë./Lajmi.net/