“Iku autobusi” rrëmben çmimin e dytë në Mitrovicë

Teatri i Qytetit të Prizrenit, ka rrëmbyer çmimin e dyte në Festivalin Ndërkombëtar të Komedisë në Mitrovicë.

Tetari në këtë festival u prezantua me shfaqjen “Iku autobusi” të autorit Osman Gotanci e me regji të Luan Kryeziut.

“Teatri ynë rrëmbeu çmimin e dytë, pas teatrit profesionist “Migjeni” të Shkodrës”, shkruan në “Facebook”, drejtori i Teatrit, Vllaznim Bytyçi.

Arberesha Berisha u shpall aktorja me e mirë e Festivalit.

“Si kryetar i Teatrit jam i kënaqur me këto çmime, aq me tepër kur ishim në konkurrencë të drejtpërdrejtë për çmimin e parë me Teatrin Profesionist të Shkodrës me aktorët e mirënjohur Gëzim Kruja, Mimoza Marjanaku, Drande Xhej e me regjisorin-aktorin e njohur shqiptar Bruno Shllaku…”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit