Turqit në Prizren të lumtur për fitoren e Erdoganit, presin që investimet në Kosovës të rriten

Fitorja e presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan, edhe për një mandat 5 -vjeçar në krye të shtetit, është festuar në Prizren.

Në qytetin ku ka numër të madh të komunitetit turk, e diela ka qenë festë deri në orët e vona të natës, raporton KTV.

Por, e hëna ishte krejt ndryshe në atë që njihet si kryeqyteti historik i Kosovës.

Shumë prizrenas janë shprehur të lumtur për fitoren e Erdoganit, duke e quajtur mikun më të madh të Kosovës. E, ka të tjerë që e quajnë të tepërt festën.

Festë e madhe ishte edhe për partinë turke KDTP në këtë qytet.

Ertan Simitqi nga kjo parti thotë se kontributi i Turqisë dhe vetë Erdoganit në Kosovë është i jashtëzakonshëm.

Simitqi, që është drejtor i financave në Prizren, thotë se rasti i fundit me depërtimin e shtetasve turq nga Kosova nuk i ka prishur raportet mes shteteve.

Por, ndryshe mendojnë qytetarët.

Në Kosovë, ka rreth 2 mijë qytetarë turq me të drejtë vote.

Në masë të madhe votën e tyre e dhanë për partinë e Erdoganit.

Ndërsa, qytetarët turq që jetojnë në Shqipëri më shumë e kanë votuar rivalin e Erdoganit, Muharrem Inxhe.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit