Zgjatet orari i punës në qendrat e Mjekësisë Familjare në Prizren

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren, ka zgjatur orarin e punës në qendrat e Mjekësisë së Familjare.

“Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve gjatë muajve të verës dhe rrjedhimisht edhe rritjes së kërkesave për të pasur shërbime mjekësore, Drejtoria e Shëndetësisë ka marrë vendim për zgjatje të orarit të punës për një orë, për të gjitha qendrat e mjekësisë familjare, të cilat punojnë në dy ndërrime”, thuhet në njoftimin e KK-së në Prizren .

Orari i ri i punës do të jetë si në vijim:

1. Gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte) orari për ndërrimin e paradites është 07:00-15:00, kurse për ndërrimin e pasdites 13:00-21:00.

2. Gjatë fundjavës (e shtunë – e diel) dhe festave, orari për ndërrimin e paradites është 07:00-14:00, kurse për ndërrimin e pasdites 14:00-21:00.

Të gjitha shërbimet shëndetësore pas orës 21:00, sikurse edhe rastet urgjente, do të ofrohen në Urgjencën e Qytetit.

Ky vendim do të fillojë të zbatohet nga fillimi i javës së ardhshme, përkatësisht nga data 16.07.2018.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit