“Ethet” e liberalizimit të vizave

Këtë javë pritet të publikohet rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Pushtetarët thonë se presin rekomandim pozitiv, ndërsa opozita dhe njohës të integrimeve thonë se është vështirë e mundshme që liberalizimi të ndodhë këtë vit.

Këtë javë pritet të publikohet rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Derisa zyrtarët qeveritarë shprehen të bindur se ky rekomandim do të jetë pozitiv, opozita dhe njohës të integrimeve janë skeptikë rreth mundësisë së heqjes së regjimit të vizave brenda këtij viti.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhjes se fundit të Qeverisë bëri të ditur se rekomandimi i Komisionit Evropian do të publikohet gjatë kësaj jave e i cili sipas Haradinajt do të jetë pozitiv për Kosovën, shkruan  “Zëri”.

“Më 17 ose më 18 pritet të kemi vlerësimin e Komisionit, i cili besoj që do të jetë pozitiv dhe do të kalojë nëpër etapat implementuese pastaj”, ka deklaruar Haradinaj.

Pushteti: Liberalizimi ndodh këtë vit, krimi e korrupsioni s’mund ta pengojnë lëvizjen e lirë 

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, për gazetën “Zëri” ka thënë se pritjet e Qeverisë janë që në fund të këtij viti qytetarët të lëvizin lirshëm.

“Rekomandimi edhe pse i vonuar presim të jetë pozitiv dhe është merituar shumë më herët nga populli i Kosovës. Pritjet tona janë që në fund të vitit të përfundojnë të gjitha procedurat dhe ne të lëvizim lirshëm”, është shprehur ajo.

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit