Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi

1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim i padenjë që do ta iritonte edhe urtësinë e Anton Çettës, e lëre më simpatizuesit e partive politike, në veçanti militantët e tyre. Ky grup euforik, përveç ngacmimit qëllimkeq (ani se jetojnë në vende demokratike), u paraqit si njëfarë ushtrie shpëtimtare e cila po vinte që ta mundte “pavetëdijen politike” të qytetarëve rezidentë të Kosovës. Falë këtij grupi politik trumbetues, komentuesit në rrjetet sociale bënë një përgjithësim të dëmshëm, duke i fyer të gjithë mërgimtarët e ndershëm, të cilët absolutisht nuk e meritojnë këtë gjë.

2. Mërgimtarët duhet të vijnë në vendin e vet – të babait, të gjyshërve e të stërgjyshërve – sa më shpesh, me fëmijë, nipër, mbesa, stërnipa e stërmbesa. Mëmëdheu gëzohet kur vijnë; i ka si stinë të pestë.

3. Mërgimtarët jo vetëm që janë pjesë e Kosovës, por deri në një masë janë edhe ekonomia. Mërgimtarët (shqiptarë të Kosovës) janë edhe ambasadorë kulturorë dhe zëri i fuqishëm Kosovës në secilin vend të botës, sidomos në shtetet e fuqishme. Këtë e kanë dëshmuar. Zoti ua bekoftë rrugët tokësore, detare e ajrore mërgimtarëve tanë!

4. Pamjet ngacmuese-provokuese si kjo në ANP, shikuar në aspektin social, janë një shëmti që nxit përçarje dhe raporte jomiqësore në mesin e shoqërisë sonë, me mundësi të një përçarjeje konfliktuale – gjë të cilën e pret fqinji ynë verior.

5. Paragjykimi i brendshëm i qytetarëve rezidentë në Kosovë mund të bëhet edhe më i thellë e më masiv, pasi flitet se këtyre aktorëve trumbetues elektoralë u janë paguar biletat dhe simbolet e partisë që i bartin ose reklamojnë me to, ndoshta edhe mëditjet. Sipas kësaj, të tillët duhet të dëshmojnë me diçka për ta marrë shpërblimin.

6. Përveç dasmave e synetive, që “duhet” t’u tregohen krejt lagjes e qytetit kur i bëjmë, tash kjo është shëmtia e radhës. Shëmtia nuk është talent – është shfaqje.

7. Mundësia e shndërrimit të grupit në turmë është e rrezikshme, gjë e cila ndonjë populli evropian i është kthyer në bumerang tragjik.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Lajmet e Fundit