21.4 C
Prizren
E premte, 14 Mars, 2025

Zëvendësministri Bekteshi i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë

“Në vigjilje të 10 vjetorit të shtetësisë së Kosovës, më 17 shkurt isha pjesëmarrës në manifestimet që u mbajtën me Diasporën në Mynih të Gjermanisë”, i tregon Kryeministrit, zëvendësi i Dardan Gashit.

Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi në raportin 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com i tregon Kryeministrit në detaje për vizitat jashtë vendit.

Bekteshi, në fillim të raportit të punës së tij thotë s e “mënyra e një raportimi të performancës së zëvendësministrave, tregon më së miri se Qeveria në krye me Ju, z,. Kryeministër është tejet e përgjegjshme dhe shumë transparente në raport me qytetarin”.

Zëvendësiministri i Diasporës raportimin e nisë duke i treguar shefit të Qeverisë se takimin e parë e ka pasur me ministrin e tij, Dardan Gashin. Kësaj  Bekteshi ia ka bashkangjitur edhe një fotografi.

Më pas ka listuar takime të cilat i ka ilustruar po me fotografi.

Thotë se ka pasur vizitë në Malmo të Suedisë, të cilin ai e cilëson “shumë të rëndësishëm”, ngase është njoftuar nga afër me nxitjen e investimeve strategjike. Më pas thotë se e ka vizituar edhe Suedinë, ndërsa në 10 vjetorin e Kosovës shtet, thotë se ishte në Gjermani.

“Në vigjilie të 10 vjetorit të shtetësisë së Kosovës, më 17 shkurt isha pjesëmarrës në manifestimet që u mbajtën me Diasporën në Mynih të Gjermanisë”, thotë zëvendësministri.

Ndërsa një ditë pas thotë se ishte në qytetin tjetër të Gjermanisë, Bavari.

Ai ka listuar edhe vizitat e takimet tjera brenda dhe jashtë vendit.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Afrim Bekteshi.

Më Shumë

Aksion i Antidrogës në Prizren, kapen mbi 11 kilogramë marihuanë – arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njofruar se Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, ka zhvilluar një aksion që rezultoi me sekuestrimin e...

EC Ma Ndryshe promovon pasuritë kulturore dhe historike të Prizrenit me synimin për zhvillim të qëndrueshëm

Aktivistët e organizatës joqeveritare “EC Ma Ndryshe” kanë realizuar aktivitetin lidhur me shënimin dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të Komunës së Prizrenit. Sipas...

Lajmet e Fundit