Banorët e Kukësit të hënën sërish në protesta kundër taksës rrugore

Banorët e Kukësit do të dalin të hënën sërish në protestë për shkak të vendimit të Qeverisë shqiptare për ta vënë në fuqi taksën rrugore për automjetet që kalojnë në autostradën Prishtinë -Tiranë, apo rrugën e njohur si “Rruga e Kombit”.

Kuksianet do të jenë banorët që preken nga kjo taksë e kjo ka shkaktuar pakënaqësi te ata sidomos për faktin se kuksianet duhet të kalojnë rrugën edhe për të vajtur në spitalin më të afërt regjional apo në shkolla.

“Të hënën, në orën 11.00, banorët e Kukësit do të ngrihen përsëri kundër taksës së Rrugës së Kombit. T’i bashkohemi protestës!”, thuhet në njoftimin e grupit të organizatorëve “N’shesh”, të shpërndarë në Facebook.

Protesta e kaluar ishte mbajtur në marsin e këtij viti dhe kishte eskaluar me dhunë dhe djegie të pikës kontrolluese në Kukës.

Më Shumë

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Lajmet e Fundit