Osman Hajdari: Busti i Skënderbeut dhe shtatorja e Adem Jasharit janë projekte serioze për Prizrenin

Drejtori i Administratës në Prizren, Osman Hajdari tha se ndërtimi i bustit të Skënderbeut , si dhe shtatores së Adem Jasharit në Prizren janë projekte serioze dhe se nuk duhet të ketë nxitim në këtë drejtim.

Sipas tij, projekti i bustit mund të realizohet më shpejt, ndërsa shtatorja kërkon përgatitje më të madhe.

“Nëse vendosim me i ba, duhet me i ba mirë e jo shkel e shko”, tha Osmani.

“Prandaj, nuk bën të ngutemi . E realizojmë , por mirë”, tha ai.

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të premten me shumicë votash kanë miratuar vendimin për ngritjen e bustit të Skënderbeut, si dhe shtatores së Adem Jasharit në Prizren.

Sipas tyre, vendosja e bustit dhe shtatores të këtyre figurave të historisë kombëtare e nderon qytetin e vjetër, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë kërkesa e anëtarëve të caktuar që këto projekte të jetësohen në afatin sa më të shpejtë kohor ka hasur në përgjigjen e zyrtarëve të Ekzekutivit se nuk duhet punuar me nxitim, ashtu që busti dhe shtatorja të punohen në mënyrën e duhur dhe të vendosen në lokacione adekuate.

Diskutimi rreth mundësisë për ngritjen e bustit të Skënderbeut dhe shtatores së Adem Jasharit është shtuar në rend të ditës për seancën e KK-së pas kërkesave të parashtruara në mbledhjen e fundit të KPF-së.

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit