Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria.

Konferenca shënoi dhjetë vjet bashkëpunim në ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare. Gjatë aktivitetit u vlerësua roli i arkivave si pjesë e rëndësishme e kujtesës institucionale dhe kombëtare, si dhe kontributi i tyre në kërkimin shkencor dhe hartimin e politikave publike.

Në këtë jubile u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të përvojave profesionale dhe forcimit të lidhjeve kulturore e akademike në hapësirën mbarëshqiptare.

Në konferencë morën pjesë zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, sekretari i përgjithshëm i MKT-së, Bislim Bislimi, drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Auron Rrokaj, si dhe rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Mentor Alishani./

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Lajmet e Fundit