11 C
Prizren
E enjte, 6 Mars, 2025

Stagnimi special

Dhomat e Specializuara të Kosovës nga korriku i vitit të kaluar janë plotësisht funksionale, përderisa Zyra e Prokurorisë së Specializuar ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë për krimet e supozuara të UÇK-së. Avokatët e akredituar nga Gjykata Speciale thonë se për shkak të këtyre vonesave mund të humbë besimi i qytetarëve në këtë institucion të drejtësisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) përsërisin se që nga korriku i vitit të kaluar ky institucion i drejtësisë është plotësisht funksional dhe sipas tyre i mbetet Zyrës së Prokurorit të Specializuara që t’i ngrejë aktakuzat e para. “Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) janë plotësisht funksionale në aspektin gjyqësor që nga 5 korriku i vitit të kaluar me hyrjen në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe të Provave. Duke filluar nga korriku i 2017-s i takon Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të ngrejë akuza”, thuhet në përgjigjen për “Zërin” të DHSK-së.

Ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuara, Christopher Bennet, ka thënë se nuk mund të japin më shumë detaje për ngritjen e aktakuzave ose për hetimet që po zhvillohen. “Në përputhje me praktikën standarde të Prokurorisë, ne nuk zbulojmë informata për kohën e ngritjes së aktakuzave të mundshme ose për gjendjen e hetimeve”, ka thënë Bennet për “Zërin”.

Javë më parë ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se ai ka dhënë urdhër për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit. Madje Geci ka bërë të ditur se me të parin e shtetit të Kosovës do të takohet në Gjykatën Speciale. “Hashim Thaçi është urdhërdhënës për vrasjen e Ahmet Krasniqit. Unë dhe Thaçi do të takohemi në Gjykatën Speciale”, pati thënë Geci për mediet në Prishtinë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Derisa në Kosovë spekulohet për të akuzuarit e mundshëm të Gjykatës Speciale, në mesin e të cilëve lakohet edhe emri i presidentit Hashim Thaçi, avokatët e akredituar nga kjo Gjykatë thonë se nuk kanë njohuri se kur do të ngrihen aktakuzat e para.

Më Shumë

Rrëshqitje dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”, mbyllet përkohësisht segmenti mes Prizrenit dhe Suharekës

Për shkak të rrëshqitjes së dheut është mbyllur përkohësisht autostrada “Ibrahim Rugova”, në segmentin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës, ka njoftuar...

Numërimi i votave të diasporës nga Suhareka: VV-ja e para, LDK-ja e dyta

Po vazhdon numërimi i votave të diasporës. Në Suharekë, Nacionale ka mësuar disa rezultate. VV-ja ka fituar 518 vota, LDK-ja 316 vota kurse PDK-ja 113 vota. Në...

THINK OF IT

Lajmet e Fundit