Çfarë kërkoi Mourinho në ndeshjen Mali i Zi – Serbia

Duket se portugezi nuk po e mendon largimin nga gjiganti i futbollit anglez dhe evropian.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit në Podgoricë, aty ku u luajt ndeshja mes Malit të Zi dhe Serbisë.

Takimi përfundoi me rezultat 0:2 në favorin e serbëve. ndërsa trajneri portugez duhet të jetë i ndarë i kënaqur nga kjo ndeshje.

Mediet në ishull raportojnë se Mourinho ishte i ulur në tribunat VIP dhe kishte ardhur për ta ndjekur nga afër talentin Milinkovic-Savic.

Mesfushori i Lazios shihet si përforcim i së ardhmes për Manchester Unitedin, duke e ditur se pikërisht ky repart ka probleme më të mëdha.

Më Shumë

Trupa amerikane “Magnificat” mahnit publikun prizrenas me baletin “Stratagem”

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren u mbush mbrëmë me art dhe emocione nga performanca e trupës profesionale të baletit “Magnificat” nga Shtetet e Bashkuara...

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të...

Lajmet e Fundit