Modriç bën deklaratën surprizë: Ja kush do ta fitojë ‘Topin e Artë’

Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric beson se ai dhe Griemzann janë lojtarët favorit për ta fituar ‘Topin e Artë’.

Në një intervistë për ‘France Football’, kroati ka zbuluar se Griezmann është i preferuari i tij për të fituar Topin e Artë.

“Mua më pëlqen dhe besoj se Antoine Griezmann është favorit, për të gjitha çmimet që ai ka arritur këtë vit”, tha fillimisht ai duke injoruar Messin dhe Ronaldon.

“Nuk më pëlqen të flas në këtë mënyrë dhe të them, por po, e meritoj Topin e Artë. Gjëja e rëndësishme për mua është të luajë mirë në fushë”, vijoi ai.

“Viti 2018 ka qenë pa dyshim më i miri në karrierën time”, përfundoi ai.

Pas 10 vitesh dominim nga Messi dhe Ronaldo këtë sezon ‘France Football’ pritet të na befasojë me emrin e lojtarit që do të marrë çmimin më prestigjioz në rangun individual

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Lajmet e Fundit