29.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

PDK mobilizohet për zgjedhjet e brendshme në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, ka filluar zgjedhjet e brendshme.

Me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi zgjedhor në frymën gjithëpërfshirëse dhe funksionalizimit sa më të mirë të nëndegëve, Komisioni Lokal Zgjedhor dhe Grupi Strategjik i degës së PDK-së në Prizren, ka filluar takimet përgatitore me nëndegët e PDK-së.

“Zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës kanë filluar. Këto zgjedhje në Partinë Demokratike të Kosovës, janë të një rëndësie të veçantë, për mundësinë që na japin ta fuqizojmë strukturën organizative dhe të krijojmë hapësirë për persona që dëshirojnë t’i bashkëngjiten Dekadës së Re dhe vizionit të lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës, në krye me kryetarin e saj z. Kadri Veselin”, tha Samir Hoxha,kryetar i Komisionit Lokal Zgjedhor i PDK-së në Prizren.
.
Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës është thellësisht e angazhuar, që duke krijuar energji të reja në radhët e saja, të arrij rezultate sa më të mira në aspektin organizativ dhe politik në degën e PDK-së në Prizren.

“Kryetarët e nëndegëve pjesëmarrës në këto takime përgatitore, po tregojnë gatishmëri dhe vullnet të pa thyeshëm që të jenë pjesë e pandashme e organizimit dhe mobilizimit të të gjitha strukturave aktive në këtë proces zgjedhor në të cilën ka hyrë Partia Demokratike e Kosovës”.

“Aktivizimi dhe përkushtimi i strukturave të deritanishme të Partisë Demokratike të Kosovës në Degën e Prizrenit, është dëshmia më e qartë që PDK është forca e vetme politike e organizuar mirë, dhe e cila promovon dhe garanton, transparencën, gjithë përfshirjen dhe avancon demokracinë e brendshme, si kusht i vetëm themelor për demokratizimin e shoqërisë sonë, rrjedhimisht edhe Partisë Demokratike si forca e vetme që duhet ta qeverisë vendin në të gjitha nivelet”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren akuzon Totajn për klientelizëm në subvencionimin e kulturës

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka ngritur akuza të rënda ndaj udhëheqjes komunale, duke e quajtur procesin e subvencionimit të festivalit “Rock &...

Të gjitha udhët çojnë në Qorr-sokak

Nga Blerim Shala Që merremi vesh të gjithë në futboll dhe në politikë, këtë e kemi ditur qëmoti. Nuk jemi vetëm ne të tillë. Tek...

Lajmet e Fundit